E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Linçimi i gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave të parëndësishme

Nga: Andi Bushati

Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij qyteti që prej fundvitit të kaluar, po kryqëzohet për videot prej veline që ka regjistruar në zyrën e saj, për afishimin e buzëve mishtore, njësoj si modelet gjithë botoks të instagramit, për zgjedhjet e këngëve me “mafia”, ndërkohë që qyteti ku ajo duhet të bëjë drejtësi lëngon në peshën e krimit.

Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, aq sa si kurrë ndonjëherë më parë, reaguan me deklarata urgjente edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë, apo ministrja Etilda Gjoni që e etiketoi si “turp i drejtësisë”.

Të gjithë kanë arritur konsensusin për goditjen e saj.

Në fakt, nga videot e Tik Tokut që kemi parë deri më tani, Enkeleda Kapedani, më shumë se sa të ngjall urrjtje, të bën për të qeshur. Ajo nuk ngjan aspak me magjistratët e korruptuar që bëjnë pazare në emër të ligjit, që janë vënë në shërbim të bandave (ndonëse në arkivat e Lapsi.al emri i saj del në lirimin e dyshimtë të një të burgosuri), apo u kërkojnë rryshfet qytetarëve.

Në rastin më të keq ajo është një kopje e atyre çupulinave mendjelehta që çajnë përpara me lajka dhe budallëk, për të cilat ekzistenca në botën e dukjes mbetet një qëllim parësor.

Por, sado komike të duket kjo gjyqtare përmes prezantimit që iu bë nga videot që ka prodhuar vetë, edhe në garën për qesharakëzim, ajo nuk i kalon bëmat e drejtësisë së reformuar që kemi parë deri më tani. As dredhja e saj e belit teksa hyn në zyrë, as muzika tallava që zgjedh, nuk janë më komike sesa arrestimi i të vdekurve nga SPAK, sesa betimi i një kandidateje për Gjykatë Kushtetuese, tek një noter buzë Lanës apo sesa përpjekja për të folur në gjuhë të huaj e ish kryeprokurores së përkohshme.

Po, atëherë pse lehtësia e papërballueshme e Enkeleda Kapedanit prodhoi një urrejtje konsensuale, valën e së cilës nuk e kanë ngritur dot as gafat apo krimet më mostruoze të kolegëve të saj? Pse ajo goditet me unanimitet nga të gjithë, ndërkohë që emrat e atyre që nuk hetojnë krimet zgjedhore, bëmat e të shkuarës dhe të tashmes, grabitjen e parave publike mbesin gjithmonë në errësirë?

Lexo edhe :   Iluzioni i verbër i një ‘Pax Americana”

Pse ajo po vizatohet si delja e zezë e një drejtësie që para se të jetë qesharake është e kapur politikisht dhe e korruptuar?

Ndoshta tek kjo pyetja e fundit duhet kërkuar edhe përgjigja e furisë së shproporcionuar që u ngrit për kryegjykatësen e Elbasanit.

Sepse të pa vendosur dhe të pa unifikuar për të reaguar ndaj krimeve të mëdha, një shumicë nga ne janë shndërruar në ripërtypës të ushqimit që i jep Facebook, Instagram, apo Snapchat.

Në këtë pikë, rasti i Enkeleda Kapedanit është shumë ilustrues për një deformim që po ndodh në një shoqëri që po dashurohet gjithjnjë e më shumë pas kauzave të vogla dhe gjithnjë e më pak për probleme thelbësore.

Lexo edhe :   Goditi Macron me shuplakë, gjykata franceze dënon 28-vjeçarin

Në kohët e fundit, në Shqipëri, janë zhvilluar protesta për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë, për diskriminimin e personave që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica, për ndonjë keqtrajtim ndaj “seksit të dobët”, por asnjë e tillë për vdekjen e një minatori në galeri, për humbjen e jetës të një punëtori ndërtimi në kullat e ndonjë oligarku, për nxjerrjen e jashtëligjshme nga shtëpitë të dhjetra banorëve që bien viktimë e planeve rilindase.

E gjithë kjo panoramë, shënon fatkeqësisht, zbehjen vullnetit për të ndryshuar apo korigjuar sistemin dhe kamuflimin e tij me mbajtjen ndezur të kauza të paqena. Kjo hyrje përfundimtare në shoqërinë e spektaklit, që lejon ti retushosh sipërfaqen pa i prekur thelbin, është shpjegimi më i arsyeshëm për proporcionet që morën videot skandaloze të gjykatëses së Elbasanit. Prandaj dhe Enkeleda Kapedani u ndesh me pothuajse unanimitetin e një furie armiqësore që nuk e kanë pësuar as gjykatësit apo prokurorët që kanë prodhuar bëma shumë më të rënda sesa përdredhja e të pasmeve të saj.

Në këtë pikë, ajo nuk është thjeshtë një viktimë rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale, ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një provë se kemi hyrë në periudhën e dorëzimit, aq sa nuk do jetë çudi që aktet më të mëdha të disidencës, ashtu si dikur, të konsiderohen barcaletat shpesh pa humor, nga ato që prodhoheshin në kohën e diktaturës së proletariatit në Shkodër./Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...