E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Lihet në burg ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Vendimi është dhënë pak minuta më parë.

Togat e zeza e kanë lënë në burg Gëllçin, pasi sipas tyre, ai mund të largohet nga Shqipëria ose të prishë provat. Avokati Dorian Matlia ka folur pas këtij vendimi, dhe është shprehur se ata do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të prishur këtë vendim të dhënë sot nga Shkalla e Parë.

“Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019. Një nga pikat e padisë është detyrimi i RTSH-së për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK, por nga Prokuroria e Tiranës. Ai mund të ndikojë tek prova dhe ai mund të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë dokument se çfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen. Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia.

Sipas dosjes, thuhet se Gëllçi favorizoi kompaninë fituese edhe pse sipas KLSH, kjo kompani nuk i plotësonte kualifikimet për të marrë pjesë në një tender të tillë.

Sipas KLSH dhe SPAK, Gëllçi ka bërë tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Një tjetër shkelje ishte edhe zgjatja 16 ditore e afatit të zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese, përtej 45 ditëve që ishte në kontratë.

Sipas SPAK: “ish Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka zhvilluar një procedurë prokurimi, për pajisje për një kanal televiziv, (RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali. Pajisjet e prokuruara pas hyrjes në magazinë, një pjesë e tyre i kanë kaluar njësisë Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH-së, dhe një pjesë tjetër ka kaluar në magazinat e qendrave vendore audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, operatorëve sportivë,etj., ndërkohë që kanali AGRO ende nuk kishte dalë në transmetim”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...