Ligji antiduhan nuk “kursen” lokalet e natës në ish-Bllok

Mbi 30 gjoba në masën 300 mijë lekë të reja janë vendosur gjatë muajit nëntor në lokalet që ndodhen në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Gjatë inspektimit në këtë zonë, inspektorët e shëndetësisë kanë veçuar persona që konsumonin duhan në ambientet e mbyllura.

Sipas “Top Channel”, dy lokale shumë të njohura në këtë zonë janë gjobitur për së dyti, pasi janë gjetur nga inspektorët në shkelje për herë të dytë, brenda harkut prej 3 muajsh dhe tanimë ata janë gjobitur me një shumë prej 600 mijë lekësh.

Me ndryshimet e reja që iu bënë ligjit anti-duhan, masa e gjobës u dyfishua. Por, në rast se subjektet lejojnë konsumin e duhanit brenda ambienteve të tyre dhe kapen nga inspektorët sërish brenda një viti,  ata do të gjobiten me 300 mijë lekë, si dhe do t’iu hiqet licenca për ushtrimin e aktivitetit.