E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Lidhja Demokratike, fituese e zgjedhjeve në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës, shpalli fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Prishtinës. Kur janë numëruar të gjitha votat e hedhura të dielën, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i kësaj partie, Përparim Rama, kryeson me mbi 51 për qind ndërsa kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka fituar 49 për qind të votave.

Zoti Rama tha në një konferencë me gazetarë se “do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Ndërsa zoti Vitia pranoi humbjen dhe duke uruar zotin Rama tha se “Prishtinës i dëshiroj sukses. Inkuadrimi jonë i vonshëm në fushatë dhe moselaborimi i programit mjaftueshëm ka ndikuar”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abixhiku, tha se partia e tij shënoi fitore edhe në Istog, Fushë Kosovë, Viti dhe Junik.

Më herët, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shpalli fitoren në Gjakovë, Klinë dhe Rahovec.

Sipas rezultateve paraprake Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Kamenicë, Podujevë, Shtime dhe në Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës është fituese në Prizren, Gllogoc, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash.

Po, sipas rezultateve paraprake, Nisma Social Demokrate është fituese në Malishevë, ndërsa në komunën e Obiliqit, fituese është Nisma Qytetare për Obiliqin.

Në komunën e Mamushës, me shumicë turke, kryeson KDTP. Ndërkaq në komunën e Kllokotit, kandidati i Listës Serbe.

Rreth 38 për qind e afro 1 milion e 270 mijë qytetarëve më të drejtë votë morën pjesë në zgjedhjet e së dielës për kryetarët e 21 komunave. Shtatëmbëdhjetë komuna zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare ndoqën procesin e votimeve dhe sipas tyre “procesi nuk është përshkuar nga ndonjë incident serioz brenda vendvotimeve, që do të mund ta cenonte integritetin apo besueshmërinë e tij”.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që fituan nga dy.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, që mbështetet nga Beogradi, fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, ndërsa sot ishte në garë në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Sipas rezultateve të të dyja raundeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike, shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5 komuna, ndërsa lëvizja Vetëvendosje, 4 komuna. Zgjedhjet për pushtetin komunal ishin parë si një sprovë për lëvizjen Vetëvendosje në pushtet e cila më 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave. /VOA
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...