Policia greke ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar në zonën e Neo Manoladas, pasi ky i fundit hyri me forcë në shtëpinë ku jetonin nënë e bijë.
Sipas mediave greke, ai hyri në shtëpinë e tyre për të grabitur para. Mësohet se ai ka lidhur nënën e moshuar 73-vjeçare dhe përdhunoi vajzën e saj, 53-vjeçare.
Më pas ai i ka kërkuar atyre t’i jepnin paratë që mbanin në shtëpi. 53-vjeçarja i ka dhënë atij 500 euro, por ai e ka detyruar të shkojë të marrë hua edhe te shtëpia e fqinjëve.
Fqinja nuk kishte pranuar t’ia jepte dhe më pas shqiptari u zhduk me 500 eurot. “Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, i ka thënë ai gruas.
Shqiptari u kap ndërsa tentoi të hipte në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas.