Lideri i Koresë së Veriut ka ndërruar jetë? Media italiane publikon foton

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, mediat ndërkombëtare vijojnë të ngrenë dyshime për vdekjen e mundshme të liderit diktatorial të Koresë së Veriut.

Në media të ndryshme shkruhet se ai mund të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pas operacionit në zemër.

Ndërkohë media italiane, “La Stampa” ka publikuar sot një foto ku shfaqet një person i vdekur, i cili ngjason shumë me Kim Jong-un.

Në postimin e medias italiane theksohet se fotoja nuk është e verifikuar, dhe se mund të bëhet fjalë për një person mjaft të ngjashëm me liderin korean.

““Kim Jong Un ka vdekur”. Kjo është ajo që do të tregonte një imazh që po qarkullon në disa media aziatike, të cilën La Stampa nuk ka pasur mundësinë ta verifikojë drejtpërdrejt. Trupi i pajetë i një njeriu, i cili duket se është udhëheqësi i ri, shihet i shtrirë dhe mbuluar nga një leckë e kuqe dhe me sytë e tij të mbyllur”, shkruhet në artikullin e “La Stampa”.