E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

“Libohova u zgjodh për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s”, Fidel Ylli: Duka me grupin e tij të dalin hapur

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Ç’po ndodh në Kinë? Merr flakë laboratori gjigant i kërkimeve 5G

Laboratori kërkimor dhe i zhvillimit i gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei Technologies” në qytetin jugor të Dongguan është përfshirë nga flakët. Re të mëdha...

Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste, i ngarkuar në grupin negociator të qeverisë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste, ka folur së fundmi për mediat, ku shprehet se është në krahun e njerëzve të sportit, por kërkon që presidentët dhe Liga të shkojnë dhe të bisedojnë.

Gjithashtu ai tha se pas gjithçkaje qëndron presidenti i FSHF-së, Armand Duka, të cilit i thotë të dalë hapur së bashku me grupin e tij. Ylli shton më tej se Libohova është kryetar i Komitetit dhe tashmë është caktuar president te Liga, diçka e tillë sipas tij bëhet për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s.

“Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesioniste. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi.

Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni, kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit. Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”.

Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal.

Duhet të ndjekin të gjithë klubet modelin e Korçës. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub futbolli. Në ç’vend të botës ndodh kjo?

Bashki të majta dhe të djathta ndër vite, është e tmerrshme të japësh 500 mijë euro për një skuadër në kategori të dytë. Kemi miratuar Ligjin për Dhunën, Ligjin e Sponsorizimeve. Hajde ta bëjmë, nuk bëhet nëpërmjet konferencave në televizion.

Ne do bëjmë një reformë për sportin. Sportin e kemi kulturë, e kemi cilësi për të larguar të rinjtë nga droga. Nuk mund të kërkojë sporti lëmosha.

Ne kemi bërë investime në sport, sa nuk janë bërë për 100 vite. Kërkesat janë të drejta, i kemi analizuar të gjitha. Ne u goditëm nga pandemia, dhe megjithatë jemi gati të flasim për më të mirën. Është bërë stadiumi i Elbasanit që u bë gati UEFA ta çonte Shqipëri në Maqedoni për t’u ndeshur. U bë stadiumi i Shkodrës, u bë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” duke vënë në dispozicion tokën. Ka bërë palestra pafund.

Po përfundon stadiumi i Kukësit. Është stadiumi i Apolonisë që do të ndërtohet së bashku me të Durrësit. PD-ja ka investuar vetëm 80 mijë dollarë. Ne na ndodhën dy gjëma të madha si tërmeti dhe pandemia. Dhe përsëri qeveria jonë thotë “Po”.

Lexo edhe :   Pesë zëvendësimet /UEFA: Rregulli do të aplikohet edhe për sezonin 2020-2021
Lexo edhe :   Pesë zëvendësimet /UEFA: Rregulli do të aplikohet edhe për sezonin 2020-2021

Duhet të themi se çfarë zgjidhet ose jo. Të flasësh për 6 përqindëshin duhet të kesh një produkt. Çfarë shet futbolli, biletat apo lojtarët? Ligji i ri ka një synim, që në sport të fusim kompani të mëdha. Sponsorizim është të vësh një reklamë në stadium dhe të marrësh përfitim te biznesi yt.

Për ligjin e sponsporizimit do ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur me këtë që është tani. Pa dashur të ofendoj njeri, njerëzit e sporti nuk lexojnë shumë. Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata.

Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të flasim, nëse është ligj europian apo jo. Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin.

E ndryshuam ligjin tani sepse është mbledhur një grup pune, për Shqipërinë në Europë. Një ndeshje nuk e ruan një polici private, por e siguron shteti. Ndeshjet e futbollit duhet t’i bëjmë që të vijnë gra dhe fëmijë. Duhet të identifikohen të gjithë njerëzit problematikë. Ky është bashkëpunimi që ne duhet të bëjmë me FSHF-në.

I kërkova Tares të më shpjegojë dhe më tha, që ‘nuk ka asnjë lidhje bashkia e Romës me Lacion’. ‘Është kthyer në një biznes privat’. Bashkia normale që do investojë në sport, në fusha apo gjëra të tjera, por jo te lojtarët si në kohët e Enver Hoxhës.

Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t’i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Nuk mund të pranoj unë që si qytetar të pranoj që taksat e mia të bëhen rroga për skuadrat. Sa me djeg mua sporti, nuk i djeg askujt këtu. Ujë jam këtu për të kontribuar për sportin. Njerëzit më mbështetën dhe më thanë se duhet një zë atje dhe për këtë arsye më zgjodhën mua.

Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë. Çfarë të bëjmë ne, kur këta nuk vijnë të diskutojmë. Sporti nuk shet produkte si bujqësia, nuk sjell të ardhura. Të vijnë të na thonë çfarë duan. Unë jam në krahun e tyre, kam dy ditë bëj debate me ministren.

Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por për gjithë sportin, pasi ende nuk ka pista. Na është bërë mendja vetëm futboll, por jo, duhet të shikojmë të gjithë sportin. Jam këtu si njeri i sportit por edhe i politikës”, u shpreh Fidel Ylli. /Panorama Sport.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...