E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Lëvizte me jelek antiplumb”/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Aris Papas, 34-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua pasditën e djeshme në Sepolia të Athinës.

Viktima ka qenë një emër i njohur për policinë, teksa më parë ai kishte mundur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera, shkruan Protothema.

Mësohet se shqiptari mbante veshur gjithmonë një jelek antiplumb, i cili jo pak herë i shpëtoi jetën, por një gjë e tillë nuk ndodhi ditën e djeshme.

Po sipas medias në vendin fqinj, bëhet e ditur se autori i vrasjes ishte një person i shkurtër, i cili kishte veshur një kapele të bardhë dhe bluzë të kuqe. Ai iui afrua shqiptarit, ndërsa lokali ishte plot me njerëz, duke synuar kokën dhe gjoksin e 34-vjeçarit dhe qëlloi plot tetë herë.

Pasi kreu krimin me gjakftohtësi, autori eci deri tek rruga Amvrakia dhe hipi në një taksi duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës që operojnë në qendër të kryeqytetit grek.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...