E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Lëviznin me ‘BMW’ të blinduar, shkatërrohet banda kriminale në Tiranë (Emrat)

Polica ka goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Grupi me bazë në Tiranë, trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Gjermanisë.

Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, ndaj të cilit është kryer atentat në vitin 2015, si dhe Oltion Loga dhe Dritan Agaj.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet.

Sipas “Report TV”, deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë. Mjeti blinduar është kapur nga policia pranë shkollës Partizani, nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit E.G.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe ende nuk ka detaje të plota zyrtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...