Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe.
“Balkanweb” raporton se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet ditën e sotme. Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.