E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Letra e Ambasadës Franceze për Ramën, shpërthen Basha

Kryedemokrati Basha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rreth procesit të vaksinimit.

Basha shprehet se sulmi ndaj BE-së është i turpshëm, ndërsa e cilëson kryeministrin si Tirja e qeverisë.

Numri një i opozitës shton se “nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër”.

“Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.

Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon B-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...