Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Letër e bardhë nga… populli

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bindje apo rebelim?

Nga: Agim Baçi

Një votim fillimisht me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër… Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i pare tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi të pushtetit pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë dhe është zemra e sotme e atyre që duan të kenë pushtetin. Qytetarët vendosin të protestojnë, ndërkohë që politikanët nuk duan ta besojnë këtë refuzim. Diku, armiku duhet të jetë. Diku, armiku ka mundur të gjejë këtë “armë”, që tashmë kërkon përballjen, kërkon zgjidhjen.

Politikanët nuk duan ta besojnë se ndaj tyre ka një mosbesim kaq të hapur nga publiku. Ata mund të pranojnë që të votohet kundërshtari politik, duke besuar se në një lojë të tillë do të mund të kthehen sërish në pushtet. Por, mosvotimin – atë që i nxjerr pa asnjë emër, pa asnjë fytyrë, pa asnjë të nesërme – ata nuk duan ta besojnë, e aq më pak, ta pranojnë. Dhe për këtë duhet gjendur urgjentisht armiku që ka mundur të bëjë bashkë kaq shumë mendje.

Historinë me gjetjen e “kundërshtarit të rafinuar” e kërkon media, e cila, tashmë në shërbim të politikës, është në gjueti për emrin apo emrat. Dhe autori që ka mundur të thurë këtë revoltë kaq të pamenduar dhe të pamenaxhueshme nga politika, afërmendsh, duhet të jetë dikush që di, dikush që mendon e, për më tepër, dikush që ka zgjatur dorën për të ndihmuar të tjerët. Dhe për të projektuar armikun piketohet pikërisht ajo, gruaja e mjekut – e vetmja që, disa vite më parë, (romani “Verbëria”) pati fatin të shihte, ndërkohë që i gjithë qyteti u mbush vetëm me persona të verbër. Ajo – pikërisht ajo që ka parë dhe ka ndihmuar të tjerët – është gjahu ideal për shtypin dhe qeverinë, është historia që mund të mbartë një të shkuar që nuk duam ta kujtojmë. Dhe nis të vendoset rregulli i vjetër i pushtetit – pushteti pa Njeriun.

“Një rregull i pandryshueshëm i pushtetit thotë se ia vlen më mirë t’i presësh kokat para se ata të fillojnë të mendojnë, sepse më pas ka mundësi të jetë shumë vonë”. (Jose Saramango, “Le të ulërijmë”, Dudaj, Përkthim nga Nasi Lera, f. 115)

Fillimisht është kryetari i bashkisë që refuzon të drejtojë një bashki të pavotuar, ndërkohë që një drejtuesi policie i duhet të kërkojë të vërtetën. Qeveritarët – Presidenti, Kryeministri, ministrat – vihen në garë se kush do të gjejë zgjidhjen, se kush do zbulojë kurthin. Shtypi është në garë që të gjejë fajtorin. Ndërkohë, përballë qëndron thuajse i vetëm një shef policie. Ai ka qenë katër vite më parë mes të verbërve të qytetit, ndërkohë që ka fiksuar mirë gruan që mundi të bënte diçka në atë qytet në kohën kur nuk shihte askush. Dhe ai guxon të kundërshtojë, të kërkojë që të mos gjendet njeriu i gabuar për ndëshkim.

“Nëse kjo që tregon këtu është e vërtetë, në qoftë se ajo grua, le ta pranojmë se ekziston, nuk u bë e verbër dhe ndihmoi të tjerët në fatkeqësinë e tyre, nuk mund të përjashtohet që autori i letrës është gjallë vetëm falë asaj, kush e di edhe prindërit e mi do të ishin midis të gjallëve sikur të kishin pasur fatin ta takonin atë grua. Letra thotë se ajo vrau dikë, zoti President, askush nuk e di me saktësi se sa persona u vranë gjatë atyre ditëve, u përcaktua që të gjitha kufomat e gjetura ishin si rezultat i aksidenteve apo i shkaqeve natyrore, edhe ne u vumë një gur përsipër.

Edhe gurët më të rëndë mund të lëvizen, është e vërtetë, zoti President, por unë jam i mendimit që ta lëmë gurin atje ku është, e marr me mend se nuk ka asnjë dëshmitar okular për këtë krim dhe, nëse ka pasur në atë kohë, ata ishin që të gjithë të verbër midis të verbërve, do të ishte absurde, e pakuptimtë të nxirrnim këtë grua përpara gjykatës për një krim që askush nuk e pa ta kryente dhe për të cilin nuk ekziston trupi i krimit. Autori i letrës pohon se ajo ka vrarë. Po, por ai nuk thotë se ka qenë dëshmitar i krimit…” ( Po aty, f.189).

Saramango, përmes ironisë dhe një humori të zi arrin të ndërthurë anët e padukshme të pushtetit dhe historisë dëshpëruese të betejës në shoqërinë e sotme, ku më i rrezikuari nga të gjithë është ai që di dhe thotë të vërtetën. Janë fjali pa një ndërprerje, ku nuk dihet ku nis e mbaron komunikimi, si për të pikturuar një shoqëri, që ka hequr kufijtë e vlerave dhe është nën kurthin e një pushteti që nuk ka në qendër më Njeriun, por vetveten, që nuk ka qëllim të gjejë të vërtetën, por të ndërtojë një fabul për karrigen…

“Komisari, si mbylli telefonin, pyeti me vete se mos ishte marrëzi që kishte pohuar se linja telefonike, si t’i përkiste vetëm atij, ishte e sigurt dhe se në mbarë vendin asgjë nuk kishte që të ishte më e sigurt se ajo. Ngriti supet dhe murmuriti, pak rëndësi ka, asgjë nuk është e sigurt, askush nuk është i sigurt… Ai nuk fjeti mirë, pa në ëndërr një re me fjalë që i vidhej dhe i zhdukej kur ai i ndiqte me një rrjetë për flutura, duke iu lutur, ‘Ndaloni, ju lutem, mos lëvizni, më prisni…’. Ai kapi një gazetë. Ishte një ëndërr e ligë, por do të ishte edhe më keq sikur albatrosi të shkonte të nxirrte sytë e gruas së mjekut”. (Po aty, f.280)

…Saramango thjesht kërkon që të “ulërijmë” përpara se të kemi humbur edhe zërin…

(botuar në gazetën Panorama/ mars 2019)

 

Tags: Agim Baçileter e bardheopinonpopulli

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
”Është e sigurt”/ OBSH: Të mos pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneca

''Është e sigurt''/ OBSH: Të mos pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneca

“Kallëzim penal ndaj Veliajt”/ Kreu i FRD: Ja si erdhi Meta te zyrat

“Kallëzim penal ndaj Veliajt”/ Kreu i FRD: Ja si erdhi Meta te zyrat

Çupi: SHBA ka informacion për dhunë dhe terrorizëm, nëse opozita humb zgjedhjet

Çupi: SHBA ka informacion për dhunë dhe terrorizëm, nëse opozita humb zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com