Prokuroria e Posaçme ka nisur një operacion për abuzimet me librezat shëndetësore.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në Policinë e Tiranës disa punonjës të Sigurimeve Shoqërore.
Dyshohet se këta persona, lëshonin libreza shëndetësore në mënyrë abuzive.
Mësohet se operacioni është në vazhdimësi. Të arrestuarit akuzohen se duke shpërdoruar detyrën, lëshonin libreza për punësim.