Foto Galeri

“Lërja në dorë Zotit dhe shko të flesh!”. Ç’po ndodh mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt?

               Publikuar në : 17:40 - 19/08/19 M. S

Romanca e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt u komentua gjerësisht në mediat rozë, ndërsa paparacët i kapën mat teksa putheshin në një pishinë. Nga të dy palët nuk ka patur asnjë reagim, e ndërsa thashethemet u konkretizuan pas bërjes publike të një videoje, e cila u bë virale.

Po kështu, një pjesë të pushimeve ata i kanë kaluar së bashku, por ajo çfarë shton edhe më shumë pikëpyetjet në raportin e tyre, janë statuset e ndara me ndjekësit në rrjetet sociale. Kaq kanë mjaftuar që menjëherë të aludohej se mes tyre ka patur zënka.

Postimet e tyre në Instagram kanë lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes çiftit.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke”, shkruante Jonida në një foto të publikuar në Instastory.

Nga ana tjetër, Romeo duket sikur ia kthen Jonidës me një shprehje:

“Lërja në dorë Zotit dhe shko të flesh”.

Ende nuk dimë se kujt i drejtohen këto statuse, ndërsa sinjalet janë se ata po i hedhin kunja njëri-tjetrit.

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT