Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli në një konferencë për mediat dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila i dha atij masën e 3.4 viteve shërbim prove.
Mirëpo pas fjalës së tij, në momentin që është larguar nga ambientet e hotelit ku po zhvillohej konferenca, një tjetër gazetare e Ora News e ka ndaluar atë për një intervistë të shkurtër.
Vetëm pas pak momentesh bisede, një grua ka ndërprerë intervistën duke i thënë gazetares ta lënë rehat, teksa e ka tërhequr për dore ish-ministrin e Brendshëm.
“Lëreni moj rehat, e bëtë telef e bëtë”, shprehet zonja e cila si duket ishte një mbështetëse e Tahirit.
Ndërkohë në intervistën e dhënë, Tahiri mes të tjerave u shpreh se çështjen e tij mund ta dërgonte edhe në Strasburg.