E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Tiranasit kanë neveri të të njohin

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili falënderoi tiranasit që nuk morën pjesë në protestë e opozitës. Vasili ka folur me tone të ashpra në drejtim të Veliajt, ku e ka cilësuar si lëngaraq dhe theksoi se Tirana di t’i fshijë  nga memoria lëpirësit e pushtetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili shprehet se Veliaj nuk i njeh tiranasit dhe këta të fundit kanë neveri ta njohin atë.

“As i njeh e as ka për t’i njohur tiranasit sepse nuk u përket atyre në asnjë pikëpamje dhe njëherazi edhe tiranasit kanë neveri ta njohin atë. Tiranës as që i bëhet vonë se një lëpirës pushteti u shfaq për pak kohë në horizontin e saj.

Tirana ka ditur t’i fshijë edhe nga pushteti edhe nga memoria të tillë lëngaraqe.”- shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Tirana di t’i fshije nga memorja lepires pushteti si ky Veliaj,qe as nuk i njeh Tiranasit dhe as nuk do ti njohe dot.

Ky farë kryetar bashkie derdellit sot per Tiranen e Tiranasit dhe ka kurajon vulgare e provinciale te flase ne emer te tyre, e aq me pak te beje sikur i njeh ata.

As i njeh e as ka per ta njohur tiranasit sepse nuk u perket atyre ne asnje pikpamje dhe njeherazi edhe tiranasit kane neveri ta njohin ate.

Tiranes as qe i behet vone se nje lepires pushteti u shfaq per pak kohe ne horizontin e saj.

Tirana ka ditur t’i fshije edhe nga pushteti edhe nga memorja te tille lengaraqe.

Ky dhe gjithe kopeja e rilindasve te tjere vetem kane “kontribuar” ne shkaterrimin,zhbërjen dhe plaçkitjen e ketij qyteti.

Edhe vikinget ne fillimet e tyre do t’jua kishin zili rilindasve egersine dhe fuqine shkaterruese te tyre per Tiranen.

Megjithate vetem dy foto mjaftojne per t’u thene Mjaft,mbylleni gojen ketyre armiqve te Tiranes.

Armiqve,qe u kane zhvatur tiranasve xhepin me taksa te tmerrshme,qe u kane shkaterruar qytetin kryq e themel dhe jua kane bere qytetin me cilesine me te keqe te jetes ne Europe sic nxjerr ne shesh Indeksi Mercer.

Shihini vete fotot se si gjelberonte Tirana dikur dhe se si betoni i rilindjes e shkaterroi pa kthim dhe kuptoni menjehere se sa e pacipe eshte cdo derdellitje bashkiake.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...