Lëkundje tërmeti në Kavajë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë ka goditur sot vendin tonë me epiqendër në Kavajë. Lëkundja e regjistruar rreth orës 14:00, është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij.

Edhe pse me një magnitudë jo të lartë, lëkundja ka qenë e fortë për shkak se thellësia e tërmetit ishte 2 km.

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda, por është ndjerë goxha nga qytetarët.

Deri më tani, bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit nuk kanë shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale.