Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lejet minerare, MIE nxjerr për interes 9 zona të reja nga Kukësi në Korçë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lejet minerare, MIE nxjerr për interes 9 zona të reja nga Kukësi në Korçë

Të paktën nëntë zona të reja minerare do të nxirren për interes për bizneset e interesuara të këtij sektori që duan të marrin një leje. Në një dokument të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë bëhen të ditura edhe detajet mbi këto zona duke nisur nga përcaktimi i koordinatave dhe zonave gjeografike e deri tek lloji i mineralit, vlera minimale e investimit apo rezerva e vlerësuar.

Ministria njoftoi se në datat 4 dhe 5 mars pritet që të dorëzohen edhe ofertat për secilën nga zonat e nxjerrë në procedurë konkurruese dhe për të cilën do të ketë interes. Konkretisht në datë 4 mars do të dorëzohen ofertat për zonat Nr. 326/6, Nr. 364/1, Nr. 364/2, Nr. 47, Nr. 327/2 dhe në datë 5 mars për zonat Nr. 436/1, Nr. 780/5, Nr. 371/2, Nr. 321/1.

Por cili është minerali që përkufizon secilën zonë dhe cilat janë detajet specifike prezantuar nga ministria?

E para është zona Nr. 326/6 me objekt në Macukëll, Mat,Qarku Dibër. Minerali është gëlqeror i mermerizuar me një rezervë 1 milionë ton m3 dhe vlera minimale e investimit llogaritet në 26 milionë lekë.

Zona e dytë Nr. 364/1 me objekt në Kodrën e Trullit, Qarku Kukës. Minerali është Herku-Nikeli me një rezervë në ton prej 3.8 milionë ton/m3 me një investim minimal jo më pak se 97.5 milionë lekë.

Zona e tretë është Nr. 364/2  sërish në Kodrën e Trullit, Qarku Kukës. Mineral Herku-Nikeli dhe vlera minimale e investimit sërish 97.5 milionë lekë.

Zona katër është ajo minerare me numër 47 me objekt në Skantinë në Kukës me mineral Krom dhe me një rezervë 108 mijë tonë/m3. Vlera minimale e investimit llogaritet 7.8 milionë lekë.

Zona e pestë minerare është ajo numër Nr. 327/2 (Objekti Mertur), Fushë Arrëz, Qarku Shkodër, me rezervë 150 mijë ton/m3 gëlqeror të mermerizuar dhe me një vlerë investimi minimal prej 26 milionë lekë.

Zona e gjashtë është ajo numër Nr. 436/1 (Objekti Cukaj – Krastë), Bulqizë, Qarku Dibër. Minerali është kromi dhe llogaritet në 4480 ton/m3 si rezervë ndërkohë që vlera minimale e investimit 7.8 milionë lekë.

Zona shtatë ajo Nr. 780/5 (Objekti Mali i Kaltanjit), Qarku Korçë. Minerali është gëlqeror masiv apo gur dekorativ me një rezervë 200 mijë ton/m3 dhe me një vlerë investimi minimale prej 26 milionë lekë.

Zona e tetë është ajo Nr. 371/2 (Objekti Floq), Qarku Korçë për mineralin gëlqeror pllakor  me një rezervë 6 milionë ton/m3 dhe me investim minimal 26 milionë lekë.

Zona e fundit është ajo Nr. 321/1 (Objekti Mbreshtan), Qarku Berat për mineralin gëlqeror pllakor me rezervë 180 mijë ton/m3 dhe me një vlerë investimi minimale prej 26 milionë lekë./Monitor

Tags: intereskorceKukeslejet minerareMIEnxjerrzona te reja

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari

Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari

Çfarë mbetet sot nga miti i Ernesto Che Guevarës

Çfarë mbetet sot nga miti i Ernesto Che Guevarës

Rama inspektim në Durrës: Deri në 26 mars gati 1679 apartamente

Rama inspektim në Durrës: Deri në 26 mars gati 1679 apartamente







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com