Politikë

“Lejen e ka dhënë Rama”, PD i kundërpërgjigjet Veliajt për ndërtesën te stadiumi


               Publikuar në : 14:01 - 12/07/19 Enno

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, nisi aksioni për prishjen e ndërtesës ngjitur me stadiumin, të cilën Veliaj e cilësoi si “Çibanin e fundit” që prishej nga lejet e paligjshme, që ka dhënë Basha kur ishte kryetar bashkie.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i partisë demokratike e cila e përgënjeshtron këtë gjë. Në deklaratën e shpërndarë mediave, zëdhënësja Ina Zhupa shprehet se lejen për ndërtimin e kësaj godine e ka dhënë Rama para 17 vitesh dhe Veliaj e di shumë mirë këtë gjë.

“Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e fëmijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive. Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.  Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financiar. Vetëm 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan.

Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin. Pyetja është se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy? Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin. Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës”, thekson zëdhënësja e PD-së.

Gjatë kësaj deklarate ajo ka bërë publike edhe dy vendimet për godinën te sheshi Italia të cilat janë të firmosura nga Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT