E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk kanë mbetur shumë informacione biografike, u dallua menjëherë mbi protagonistët e pazakontë të veprave të tij: fëmijët.

Por jo fëmijë të zakonshëm dhe me një shprehje lumturie dhe gjallërie në fytyrat e tyre. Ata të Bragolinit janë të ndryshëm. Lotët e bollshëm përshkojnë fytyrat e tyre. Sytë e tyre të trishtuar pasqyrojnë ndjenjat e një vetmie të thellë dhe të hidhur.

Janë imazhe të fuqishme, të cilat e tronditin vëzhguesin, duke lënë të shfaqen ndjenjat e eupatisë dhe trishtimit. Edhe pse tema ishte e pazakontë dhe jopopullore, këto tablo patën një sukses fillestar. Gjithsesi, vetëm në mesin e viteve 1980, kur piktori tashmë kishte vdekur, diçka sikur hodhi një dritë të re mbi këto vepra.

Në Angli disa familje filluan të raportonin për zjarre të çuditshme që shpërthenin papritmas në shtëpitë e tyre. Një veçanti e këtyre fenomeneve ishte përsëritja e vazhdueshme e një zbulimi të habitshëm. Në fakt, dukej se në mes të rrënojave, dy sy të shndritshëm po prisnin me kohë zjarrfikësit që të ndërhynin për të shuar zjarret.

Këto ishin sytë e trishtuar të fëmijëve të portretizuar nga Bragolin. Kjo ngjarje u përsërit shumë herë. Këto legjenda, të pasuruara me kalimin e kohës me detajet më të hollësishme, flisnin për një forcë të errët misterioze që strehonte secilën nga ato tablo të veçanta.

Thuhej se zemërimi dhe indinjata e padurueshme e artistit në fillim të karrierës së tij artistike, e kishte shtyrë atë në një moment çmendurie dhe indinjate të rrallë, t’i drejtonte një lutje të përzemërt vetë Djallit. Dhe se ky i fundit, i kënaqur nga thirrja e tij, kishte vendosur ta kënaqte dëshirën e artistit fatkeq për sukses, për sa kohë që ai pranonte të bënte muzën e veprave të tij fëmijët e kapur në shprehjen e dhimbjes së tyre më të madhe.

Duke bërë këtë, artisti do t’i bënte homazh asaj thirrjeje të pafajshme, duke i dhënë kësaj bote mosmirënjohëse vuajtjet dhe dhimbjet që kishin përjetuar ata fëmijë. Dhe sa më shumë që zjarret përsëriteshin, aq më shumë konsolidohej paragjykimi mbi veprat e Bragolin, dhe po aq shpejt e shndërroi një tablo artistike në një gjueti shtrigash.

Si të mos mjaftonte kjo, disa filluan të thonë se piktori i keqtrajtonte jetimë e vegjël, duke i bërë të qanin për të arritur realizmin maksimal në pikturat e tij. U tha gjithashtu se e njëjta jetimore ku ishin pikturuar këto vepra u përpinë nga flakët, duke bllokuar kështu shpirtrat e fëmijëve të pafajshëm në veprat ogurzeza të artistit.

Më pas, disa u përpoqën të gjurmonin identitetin e një fëmije në veçanti, një fëmije të portretizuar në shumë prej këtyre pikturave. Ai do të thirrej nga të gjithë “El Diablo” (Djalli), për shkak të ligësisë së tij të lindur. Sipas disa prej këtyre legjendave, ishte shpirti i errët i këtij fëmije ai që popullonte kanavacat e piktorit, duke shpërndarë lot dhe fatkeqësi tek blerësit fatkeq i pikturës.

Sado e trilluar dhe e pabazë të duket e gjithë kjo histori, në Angli kjo çështje u trajtua si një kërcënimi emergjent. Madje media shkoi aq larg sa shkroi se:Nëse keni në shtëpi foto të ndonjë fëmije që qan, duhet t`a zhdukini atë, pasi ndjell keq!

Dhe këtë nuk e tha ndonjë person fatkeq, por “The Sun” një nga gazetat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Në redaksinë e saj, mbërritën dëshmitë më të çuditshme.

U raportuan incidente të pashpjegueshme, dhe u tha se kishte edhe nga ata që ishin të gatshëm të deklaronin se ishin përpjekur t`a digjnin pikturën që kishin në shtëpi, por duke dështuar t`a bënin këtë gjë.

Për t’i dhënë fund atij makthi,“The Sun” organizoi mbledhjen e të gjitha imazheve në gazeta, pikturave dhe riprodhimeve që kishin të stampuara fytyrat e fëmijëve të palumtur të Bragolin. Mbi 2500 prej këtyre mbërritën në redaksi brenda disa ditësh, dhe në fund u dogjën para një turme të madhe njerëzish.

Pra gjithçka ishte e dokumentuar, dhe atëherë u duke se e gjithë e keqja ishte zhdukur. Por një ditë zbulimi i një tjetër nga “pikturat e mallkuara” (kësaj here në Itali),nxiti edhe njëherë fantazinë e shumë njerëzve, dhe nuk u desh shumë kohë që shakaja të kthehej në frikë.

Disa filluan të pretendojnë se Bragolin kishte pikturuar vërtet fëmijët e mbetur jetimë të prindërve që vdiqën në luftë, por qëllimi i vërtetë i punës së tij nuk ishte asgjë tjetër përveç përpjekjes për të denoncuar shqetësimin e thellë të shfaqur padrejtësisht në ato sy të pafajshëm.

Ndërkohë fqinji i piktorit, Antonio Kaselato, tha se shpifjet ndaj Bragolin ishin absurde. Edhe vajza e piktorit, Nikoleta Amadio, tha se fëmijët e portretizuar ishin frymëzuar nga revistat dhe gazetat, dhe piktori thjesht u shtoi nga një lot të rremë.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/la-leggenda-urbana-del-pittore-maledetto-i-bambini-piangenti-di-giovanni-bragolin-2/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...