Politikë

Lega: ‘Antishpifja’ rrezikon negociatat


               Publikuar në : 19:08 - 29/01/20 M S

Reporteri për Shqipërinë në grupin PPE, David Lega ka deklaruar se nëse miratohet ligji për paketën antishpifje, do të rrezikohet hapja e negociatave me BE-në. Kjo deklaratë e Legës, vjen një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ligjet e medias. Sipas tij, qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës.

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median, në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Evropian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit, që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale, atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan Lega në Twitter.

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT