E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Lefter Maliqi: Luli nga kamarier u bë miliarder, na mori në qafë Berisha

Një nga kandidatët e Partisë Demokratike në listën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka folur lidhur me vendimin e tij për të pranuar mandatin e deputetit.

I ftuar në studion e “Ora News”, Maliqi tha se Partia Demokratike do të fitojë vetëm kur të largohet Basha nda drejtimi i saj, ndërsa fajësoi Berishën teksa tha se “i mori në qafë demokratët pasi vuri në krye të PD-së Bashën”.

“Luli nga kamarier u bë miliarder, e bëri Berisha. Ku di ky ç’është partia, doli kundër Jozefina Topallit e Ridvan Bodes.  Do votoj vetëm pro PD-së dhe qytetarëve, ligji i parë që do votoj është ai i kodit zgjedhor. Iki unë, të vijë opozita ama të ketë opozitë në kuvend. Unë jam me kodin zgjedhor.

E quaj të gabuar djegien e mandateve, këta vetë pranuan marrëveshjen, i njohën zgjedhjet dhe u kujtuan tani për dosjet”, tha Maliqi.

Po ashtu, ai shkoi më tej teksa komentoi vjedhjen e votave, pasi akuzoi të treja partitë kryesore si të përfshira në blerje votash.

“Të gjitha partitë kanë lyer duart duke mashtruar, duke vjedhur, duke blerë. Ne demokratët punojmë për të zgjedhur të parin që vë Luli. Këtu nuk ka revoltë popullore, nqs ka të bëhen zgjedhjet nesër. Tirana rri në heshtje, këtu vijnë autobusat me qytetarë.

Ka vjedh edhe PD, edhe LSI, kush më shumë e kush më pak. Largimin e kryeministrit e kërkojnë sepse PD nuk fiton dot. Ajo fiton vetëm po të ndërrohet lidershipi. Demokratët i çonin mesazhe Berishës, çfarë na bëre? Unë po them e mori doktori e bëri miliarderë, është gjynah për demokratët.

PD do fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë, me të e kam unë personale. PS fillon punën për fushatën. Luli i zgjedh kandidatët në momentin e fundit me pazare, i bën ai me kunatin e tij. Qëkur ishte Halimi deputet, e larguan këta. Politika ka nevojë për mua, unë s’kam lind deputet”, tha ndër të tjera Maliqi./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...