Kryesore

Lefter Alla tha se do padisë Partinë Demokratike, reagon Gazment Bardhi


               Publikuar në : 16:35 - 23/01/20 M D

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla deklaroi se do të padisë Ervin Salianjin.

Bardhi thotë se reagimi i Lefter Allës është hilacak dhe qesharak.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: “Është qesharak dhe hilacak reagimi i Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.

Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. ?

Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT