“Le të bëjë debat Spiropali me Ballën”, deputeti shpërthen i revoltuar në Kuvend

Deputeti Andi Përmeti është shprehur kundër rendit të ditës së miratuar për Kuvendin. Përmeti shpërtheu gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, duke shigjetuar mazhorancën, se nuk i lë kohë opozitës për diskutim. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai tha se kjo është seanca e dytë që në mënyrë flagrante, po vidhet koha e opozitës.

“Seanca e sotme është në shkelje të pikës 43 të rregullores së Kuvendit. Është seanca e dytë në mënyrë flagrante, vidhet koha e opozitës. Sot opozita do të flasë 25 minuta dhe mazhoranca 95 minuta.

Z. Majko ka votuar njëherë vetëm kundër, të tjerët votojnë si Balla. Tani do bëjnë Kuvend apo teatër? Nëse do bëjmë, do bëjmë debat, na jepni kohë. Nëse nuk doni, le të bëjë debat Spiropali me Taulant Ballën. Ne kemi ardhur të bëjmë Kuvend këtu, e të mos të servilosen për Edi Ramën këtu. Unë për këtë nuk jam dakord”, tha ai.