Presidenti Meta ka zgjedhur të kalojë një fundjavë larg ‘zhurmës’ politike. Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto me një vajzë të vogël e cila quhet Tea, dhe plakun prej bore që ajo ka ndërtuar në malin e Dajtit.
“Mirëdita miq! Bashkë me Tean dhe Olafin prej dëbore, ju përshëndesim nga mali i Dajtit”, shkruan Meta, bashkëngjitur fotos.
Siç duket, Meta i ka lënë pas krahëve përplasjet me Ramën, lidhur me postin e ministrit të Jashtëm, duke i dedikuar kohë vetes.