LDK, AAK dhe Nisma mbledhin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Mediat kosovare bëjnë me dije se, Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me aleatët, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

Pritet që gjatë ditës së sotme këto nënshkrime t’i dorëzohen Kuvendit të Kosovës.

Pas dorëzimit të tyre, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërrasë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ndërsa më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vijon me deklaratat që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.