E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

“Larot virtualë dhe tutorët e tyre do i hedh në gjyq”, Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të fotove të makinës luksoze me të cilën ai lëviz. Lleshaj ka sqaruar se mjeti me të cilën lëviz nuk është në pronësi të tij, por e shtetit dhe se nuk ka kushtuar 150 mijë euro, por vetëm 49 mijë euro.

Ai thotë se ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është lakuar kohët e fundit, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik.

Ministri Lleshaj hedh akuza ndaj mediave, për të cilat shprehet se mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz. Lleshaj shton më tej se nuk do ta lërë me kaq, por do e ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje.

Statusi

Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz.

Sipas tyre, Ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë Euro.

Aq shumë janë sforcuar për t’a përsëritur këtë mashtrim, sa ai ka mbërritur edhe tek disa qytetarë të nderuar, të cilët më kanë pyetur rreth të vërtetës.

Vetëm në respekt të tyre dhe jo në përgjigje të shpellave virtuale, po bëj këto sqarime elementare:

  1. Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re;
  2. Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete;
  3. Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri;
  4. Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro;
  5. Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik;
  6. Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.

E vërteta është kaq e thjeshtë.

Nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm.

Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje.

Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

Me këtë rast, dua të garantoj qytetarët dhe miqtë e mi se unë nuk e njoh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni im, që është shërbimi ndaj Shqipërisë.

Aq mirë e njoh veten time, sa tentativat mjerane për baltosje vetëm sa më motivojnë për të bërë më shumë kundër krimit, i cili ndonëse përpiqet të sofistikohet duke u bërë edhe virtual, nuk mund t’i shmanget goditjes që bëhet përditë më e fortë.

E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.

Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin…

Publiée par Sander Lleshaj sur Lundi 14 septembre 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...