Ish-Marina James Glancy, një ish-Kapiten në Shërbimin e Barkave Speciale është shprehur se vendimi i Princ Harry për t’u larguar nga Familja Mbretërore ka lënë shumë shije të keqe në ushtrinë britanike.
Sipas Daily Mail, ish-marina tha se shumë persona në ushtri e kanë cilësuar këtë veprim si të ‘neveritshëm’.
James Glancy tha se ai nuk do të ngrejë dolli për Kapitenin Gjeneral siç është traditë. Pasi sipas tij, Harry është përpjekur të përdorë pozicionin e tij mbretëror për të fituar para përmes sipërmarrjeve tregtare.
Në një prononcim për LBC Radio, ish-Komando tha se:
“Harry ka qenë një shërbëtor i shkëlqyer publik … por sjellja e tij gjatë vitit të fundit nuk po bëhet nga dikush që mban këto pozicione të rëndësishme, këto patronazhe përfshirë atë të Kapitenit të Përgjithshëm.
Unë kam folur me disa marina të tjerë të mbretërisë dhe njerëz të tjerë në ushtri dhe ata janë shumë të mërzitur, për të mos thënë të neveritur nga mosrespektimi i Mbretëreshës duke mos diskutuar këtë çështje me të.
Ju nuk mund të uleni si Kapiten i Përgjithshëm dhe të mendoni se mund të fitoni miliona paund, vetëm sepse kjo mundësi nuk është e disponueshme për një ushtar me rrogë 20,000 paund në vit.
Nëse Harry shkon në rrugën e ‘gjysmë-privatizimit’ të rolit të tij në mbretëri, unë nuk do të ngre një dolli për të, pasi ai nuk do të kishte respektin tim”.