Kryesore

Largimet e padrejta nga puna, Meta: Mos t’i faturohet taksapaguesit, por…

               Publikuar në : 11:55 - 11/02/19 S.N

Presidenti Ilir Meta është treguar mjaft i prerë në fjalën e tij mbajtur gjatë konferencës së organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”.

Meta tha se jo vetëm që duhet të plotësohet trupa e nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos patur vonesa në vendime, por po ashtu duhet të bëhen ndryshime thelbësore në kod, sa u takon largimeve të padrejta nga puna në administratë.

Sipas presidentit, fatura nuk ka përse t’i faturohet taksapaguesit shqiptar dhe buxhetit te shtetit, por direkt zyrtarit që ka vendosur largimin padrejtësisht nga puna.

“Duhet të përcaktohet me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkt të zyrtarit publik për shkarkime të padrejta nga puna, si përgjegjësi penale, duhet dispozitë e veçantë në kodin penal, por edhe financiar për çdo dëm që i shkaktohet buxhetit. Fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet taksapaguesit shqiptar, që janë të dëmtuarit kryesorë në këtë rast,”– tha ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT