E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Lajmet e fundit nga futbolli italian, Inter, Milan, Juventus…

Lajmet e fundit nga futbolli italian:

  • Inter: Hakan Calhanoglu, pas ekzaminimeve mjekësore dhe pas një pushimi të shkurtër për drekë, arriti në selinë e klubit bluzi për të nënshkruar kontratën me drejtuesit.
  • Juventusi: Bardhezinjtë me sytë nga Lokateli që po luan një europian të shkëlqyer por do t’i duhet të nxitojë pasi nga Spanja, Franca dhe Anglia ka klube që e pëlqejnë. Calciomercato.it raporton Totenhemin si klubin e interesuar anglez. Ëndrra e bardhezinjve mbetet Harry Kane por 150 milion si çmim është shumë. Pogba është një tjetër mundësi por me shumë gjasa vetëm nëse Ronaldo vendos të largohet nga Torino.
  • Milan: Milani po mendon për pasuesin e Calhanoglusë dhe objektiv kryesor për momentin duket të jetë James Rodriguez i Evertonit. Megjithatë media italiane raporton dhe 4 emra të tjerë si hipoteza. Hakim Ziyech, Raphina i PSG-së, turku Under që kthehet tek Roma pas aventurës angleze këtë sezon që u mbyll, si dhe emri i Lemar nga Atletiko.
  • Italia hap stadiumet me 25% tifozë në gusht. Lajmi vjen nga nënsekretari i Federatës, Costa.
  • Raspadori: Italia për mua është një ëndërr, shokët e ekipit janë idhujt e mi.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...