Në Kosovë, janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 649 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti, janë regjistruar edhe 59 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,333.
Deri më tani, në Kosovë, janë raportuar për 16,502 të prekur nga Covid-19
Prej tyre 650 pacientë kanë vdekur.