E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Lajme të bukura/Familja Koka hyn në shtëpinë e tyre të re (VIDEO)

Prej më shumë se 1 viti familja Koka jetonte në çadër, pasi shtëpia i doli e pabanueshme prej tërmetit. Kushtet në të cilat ato ndodheshin ishin shumë të vështira, veçanërisht për kryefamiljarin. I diagnostikuar me tumor në këmbë, shëndeti i tij u rëndua tejmase gjatë kohës që qëndronin në çadër. Por, tashmë ato ditë përfunduan.

“Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë Philip Morris iu dhuroi atyre një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Të pranishëm ishin përfaqësues të kompanisë, si edhe themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. Ky i fundit bëri me dije se fondacioni do të përkujdeset edhe për ndjekjen mjekësore të Nuredinit.

“Kjo është një mrekulli jo vetëm për fëmijët e mi, por edhe për mua e shëndetin tim. Akoma nuk arrij ta besoj, për mua është një mrekulli shumë e madhe”, u shpreh Nuredini ndërsa mori çelësat e shtëpisë së re.

“Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset edhe për sigurimin e një pune për Lumturien. Për ata tashmë do të nisë një jetë e re.

“Kemi jetuar kohë shumë të vështirë, që nga tërmeti i shtatorit. Ka qenë e rëndë si nga ana shëndetësore, psikologjike e materiale sigurisht. Shtëpia më pëlqen shumë, të gjitha dhomat, por kuzhina në veçanti. Pasi atje gatuaja me frikë gjithmonë se bomblën e gazit e kishim brenda në çadër. Ju falenderoj të gjithëve”, përfundon Lumturia.

Ta gëzoni shtëpinë e re!

Bamirësia nuk të varfëron!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...