Kryesore

Lajm i fundit/Lëvizja e beftë e Metës, kërkon hetim për DSIK

               Publikuar në : 12:33 - 11/01/19 marsela

Presidenti Meta, pas “paralajmërimit” që i bëri që në orët e para të ditës kryeministrit Rama, tashmë kërkon kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK.

Vendimi në fjalë vjen vetëm një ditë pasi ai refuzoi të dekretojë Gent Cakën si Ministër të Jashtëm.

Sokundër u bë me dije dhe më herët, ku u dokumentua në letrën e Metës, Cakaj punonte pa certifikatë sigurie, edhe gjatë periudhës si zv.ministër i Jashtëm.

Në një letër dërguar drejtuesve të grupeve parlamentare dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Meta kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Kjo për shkak se DSIK ka pajisur Gent Cakajn me një certifikatë sigurie për më pak se 24 orë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT