E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, pa Asociacionin e komunave serbe

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh ndërmjet të dyja palëve pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zoti Lajcak i bëri këto komente në përmbyllje të vizitës së tij në Prishtinë, në një periudhë kur vazhdimi i procesit të bisedimeve mbetet i paqartë pikërisht për shkak mospajtimeve rreth këtij Asociacioni.

“Kosova ka premtuar përkushtimin e saj, Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen, parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar atë, kështu që Kosova duhet ta zbatojë këtë marrëveshje dhe është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave. Kështu që, kur disa politikanë po thonë se çështja është e mbyllur, do të thotë se ata nuk dëshirojnë të hapin tekstin dhe ne nuk po kërkojmë të hapim tekstin, ne po kërkojmë zbatim”, tha ai.

Zoti Lajçak the se e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështjeje dhe faktin që në Kosovë është marrë me shumë emocion, por theksoi se Gjykata Kushtetuese në opinionin e vitit 2015 për Asociacionin nuk ka thënë se i njëjti nuk duhet të krijohet fare.

Gjykata ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës, kështu që hapi i radhës duhet të jetë diskutimi mbi statutin dhe kjo është çka ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja do të filloj së zbatuari pas nënshkrimit. Kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit do të fillojë pas nënshkrimit të marrëveshjes, por hollësitë e marrëveshjes duhet të jenë pjesë e negociatave sepse nuk mund të lejojmë asnjë paqartësi të mbetet deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes”, tha ai.

Serbia kërkon që në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian të diskutohet për këtë asociacion, ndërsa Kosova thekson se kjo çështje është mbyllur me marrëveshjet ekzistuese të vitit 2013 dhe 2015.

Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013.

Por, zoti Lajçak tha sot se politikanët serbë nuk kanë nevojë të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, sepse zyrtarë të kësaj të fundit janë pajtuar gjatë takimeve me të se do të diskutojnë për Asociacionin.

Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, Kosova kundërshton çdo ndryshim që do t’i jepte përgjegjësi ekzekutive një asociacioni të tillë.

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit të martën me zotin Lajçak tha se Kosova ka marrë garanci dhe mbështetje nga partnerët e saj që Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Analistët në Prishtinë thonë se vazhdimi i bisedimeve mbetet i paqartë dhe se kërkesa për të diskutuar çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet sfidë e madhe, e cila mund të diskutohet vetëm në funksion të njohjes së ndërsjellë Kosovë -Serbi.

Zoti Lajcak nga Prishtina shkon në Beograd ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë, ndërsa shprehur bindje se së shpejti palët do të takohen sërish në Bruksel, për të vazhduar procesin e bisedimeve./VOA/

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...