E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Laert Vasili: Prindërit me 3 diploma pastruan shtëpitë e botës për të më rritur

Pak ditë më parë, aktori Laert Vasili u shpreh se nuk i trembet kritikave dhe e thotë hapur që është grek. “Unë jam grek, ta them unë në televizor që të mos më shajnë në rrjetet sociale. Çuna vazhdoni, e thashë vetë”, tha ai. Lidhur me këtë deklaratë të bujshme, aktori foli sërish teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”.

I ofenduar nga të gjithë “militantët që kënaqen me një thes orizi”, siç u shpreh ai, Vasili nënvizoi se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim, derisa të respektohet siç e meriton nga vetë shqiptarët.

Teksa Bieta e pyeti për reagimin e prindërve pas deklaratës “unë jam grek”, Laerti kërkoi të mos përfshiheshin në këtë bisedë. Ai tha se prindërit janë me shkollë të lartë, por varfëria i detyroi që bënin punë të ndryshme. Kjo me qëllimin që t’u garantonin fëmijëve të tyre një jetesë sa më të mirë.

“Lëri prindërit e mi atje ku janë. Prindërit e mi me 3 diploma nëna dhe 2 babai, u katandisën të lanin shtëpitë e botës për të rritur kalamajtë e tyre”, tha Vasili.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...