Ky mendohet të jetë “çelësi” i koronavirusit

Shkencëtarët në Holandë kanë përpiluar një listë me më tepër se 1500 persona që janë rikuperuar nga koronavirusi, të cilët do të dhurojnë gjak, si pjesë e projektit për të realizuar vaksinën kundër virusit nga plazma e tyre.

Përgjithësisht të mbijetuarit nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga virusi, kanë në gjakun e tyre antikorpe ose proteina që prodhohen nga sistemi imunitar, të cilat luftojnë bakterin.

Komponenti i gjakut që transporton antikorpet, mund të mblidhet për ta përpunuar dhe pastruar në një trajtim të shkallës së lartë, i cili më pas do të aprovohej nga institucionet mjekësore.

“Qëllimi i aleancës është që të prodhojë një globulinë hiper-imune, të paregjistruar deri më sot, nga e cila do të krijohet një terapi me origjinë nga plazma, për pacientët të cilëve do t’u nevojitet më tepër, prej komplikacioneve të shkaktuara nga virusi”, deklaroi Merlijn van Hasselt, zëdhënës i kompanisë “Sanquin”.

Në të kaluarën, përdorimi i plazmës së gjakut i të mbijetuarve të një sëmundjeje të caktuar, ka rezultuar gjithmonë efektive për trajtimin e njerëzve të tjerë.

Ky mendohet të jetë “çelësi” i koronavirusit.

Këtu përfshihen një sërë sëmundjesh, mes të cilave hepatiti-B dhe fruthi, raporton “opinion”.