Politikë

“Ky është grusht shteti”/ Ngjela-Mediut: Unë gaboj shumë pak! Rama dhe Basha rrezikojnë


               Publikuar në : 22:36 - 18/09/19 Enno

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në një debat me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe analistin Agron Gjekmarkaj. Këta dy të fundit fajësojnë qeverinë për krizën politike në të cilën ndodhet vendi dhe kushtet e reja që Gjermania i vuri Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

Ndërkohë, Ngjela, teksa ishte i ftuar në “News 24” shfaqet i bindur se fajtor nuk është qeveria.

“Ku e di ti që këto s’kanë ardhur për shkak të një marrëveshjeje të brendshme mes Ramës dhe Bashës? Më dëgjoni me vëmendje, se unë gaboj shumë pak. Edhe Rama, edhe Basha, rrezikojnë”, tha avokati.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Ka rënë shteti, e ka rrëzuar kjo qeveri

Ngjela: Jo, qeveria s’ka lidhje fare.

Gjekmarkaj: Kushtet ia vënë qeverisë, i kërkojnë të bëjë shtetin e së drejtës minimumi. Nuk ka shtet Shqipëria sot.

Mediu: Kjo nuk na bën të papërgjegjshëm. Jetojmë brenda kësaj vorbulle marrëdhëniesh. A e di avokat se banditët janë brenda sistemit. Kemi pasur shkelje të marrëveshjes që në fillim e vetmja gjë që u bë me konsensus ishte SPAK-u, për shkak të garancisë që dha SHBA.

Ngjela: Ku e di ti që këto s’kanë ardhur për shkak të një marrëveshjeje të brendshme mes Ramës dhe Bashës? Më dëgjoni me vëmendje, se unë gaboj shumë pak. Edhe Rama, edhe Basha, rrezikojnë.

Mediu: Ky është grusht shteti, gjithçka ka kaluar në duart e Ramës.

Ngjela: Më dëgjo mua, kam parë ambasadën amerikane që nxjerr skemat si e ka bërë ajo Reformën në Drejtësi. Doni të hyni në politikë, merrni shkopin shkoni, ama ata duan drejtësi, ju vënë kushte.

Mediu: Me Ramën nuk ka zgjidhje. Si tha Hitleri, kur i thanë se po shkatërrohet Gjermania, tha le të vriten. E keni parë Ramën në “Facebook”…

Ngjela: Nuk më duhen poezi, unë kam fakt. Washingtoni deklaroi “zgjedhjet janë të rregullta, qeveria është e ligjshme”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT