E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kuvendi e shkarkoi me 104 vota pro, reagon Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë lidhur me shkarkimin e tij nga Kuvendi. Kreu i Shtetit nuk ka zgjedhur ta komentojë votimin e Kuvendit, por ka shpërndarë gafën e deputetit Selami Jenisheri.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, Jenisheri tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.

”Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”, tha ai.

Ky fjalim i ka bërë përshtypje Metës, teksa tregon se nuk i intereson shkarkimi nga Kuvendi.

Kuvendi shkarkon Metën

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi vendosi që Kreu i Shtetit duhet të lerë postin e tij, teksa fati i tij tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Komisionit hetimor, Meta ka kryer  9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkonte shkarkimin e tij nga detyra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshime klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...