Kushton 165 milionë euro, ja kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë

Markus Rashford është futbollisti më i shtrenjtë në botë, me vlerë 165.5 milionë euro, sipas llogaritjeve të fundit të Observatorit të Futbollit CIES.

Por, ndërsa vlera e sulmuesit të Mançester Junajtidit ka prekur majën, ajo e transferimit të Kilian Mbapesë ka pasuar një rënie prej më shumë se 100 milionë eurosh.

Francezi renditet në vend të 5-të, me 149.4 milionë euro. Vlerësimi i CIES bëhet në bazë të moshës së futbollistit, situatës kontraktuale, progresit në karrierë, plus pasurisë dhe suksesit të klubit.

Në vend të dytë renditet bomberi 20-vjeçar i Dortmundit, Erling Haland (152 mln euro), ndërsa podin e plotëson mbrojtësi i djathtë i Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold (151.6 mln euro).

Me vetëm 6 muaj kontratë, Mesi renditet në vend të 97-të (54 mln euro), ndërsa Ronaldo është vetëm i 131-ti në listë (47 mln euro), kjo për shkak të moshës së tij (35 vjeç).