E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kushtetuesja/ Soreca: KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka përshëndetur betimin e Altin Binaj si anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Sorecës, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit, është më se e mundur. Ai i bën thirrje KED-së që të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e 6-të që do të vërë në punë Gjykatën Kushtetuese.

Soreca thekson se funksionaliteti i Kushtetuesesështë kusht për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE për integrimin.

“Sot Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE”, shkruan Soreca në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...