E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kushtetuesja dërgon çështjen në Venecia/ Gazetari: Gjyqtarë të paaftë!

Dje Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë maratonë, lidhur me fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Zgjedhje lokale të mbajtura dy vite më parë, u kundërshtuan nga Voltana Ademi, e cila në emër të Shoqatës së Bashkive i ankimoi ato më 18 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Sa i takon padisë së Voltana Ademit, dje është mbajtur seanca e parë.

Një seancë e cila ka nisur në orën 10:00, dhe ka zgjatur deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Trupa e gjyqtarëve kushtetues, prej 9 orësh dëgjoi argumentet pro dhe kundër të palëve, ndërsa në përfundim vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Lidhur me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga ana e gazetarit Flamur Vezaj. Ai me anë të një shkrimi kritik, shigjeton gjyqtarët. Me anë të një shkrimi mjaft të goditur, ai pohon se gjyqtarët e kësaj reforme kanë frikë te vendosin vetë bazuar në Kushtetutë, detyrë për të cilën janë aty dhe paguhen. Tejet i revoltuar, Vezaj u është drejtuar me një thirrje, për të qenë të pavarur dhe të vendosin vetë.

Statusi

Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!
###
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendos me i kërku mendim Komisionit te Venecias për dekretin e zgjedhjeve lokale te 2019!!! Që të kuptohemi, ketë vendim e morën gjyqtarët e reformës se re të drejtësisë!! Dmth gjyqtarët e kësaj reforme kanë frikë te vendosin vetë bazuar në Kushtetutë, detyrë për të cilën janë aty dhe paguhen! Por kërkojnë mendim nga një Komision i huaj që ti bëjë interpretim e këtij ngërçi e pastaj këta të vendosin!

Këta siç duket ose kanë frikë ti prishin qejfin KM ose nga ana tjetër opozitës bashkë me Presidentin ose janë te paaftë për të bërë interpretimin Kushtetues e rregullimin e kësaj praktike! Pra këta qe janë aty për te zbatu Kushtetutën dhe me marr përgjegjësi ne kurriz bazuar ne atë, duan mendje nga te huajt! Po pse, kaq e vështire është të bëni vetë interpretimin!? Po nëse ju e bëni praktikë ketë, që për çdo gjë ku është politika e përfshirë ti drejtoheni Komisioneve te huaja, pse jeni aty!??? Unë e di që nuk ishit ne një mendje te gjithë për ketë vendim, por ja që votat anuan nga pala e atyre qe kërkojnë mendim nga te huajt! Po pse reforma ne drejtësi u bë që për çdo vendim ku preken interesat politika duhet me i marr mendim te huajve? Boll më e bëhuni të pavarur e vendosni vetë se nga 2018 kur doli jashtë funksionit kjo Gjykatë, 6 herë ka dhënë opinion Venecia për përplasjet politike ne vend! Kjo për faktin se ju gjyqtarët e Kushtetueses nuk ishit aty, po tani jeni dhe vendosni vetë e merrni përgjegjësin që ju takon!
#JoGjithmoneTeHuajtKaneTeDrejte#

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...