Kushtetuesja cakton seancën për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar

Gjykata Kushtetuese ka caktuar 3 qershorin, si datën e seancës kur do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita.Seanca e parë plenare u mbaj në datë 3 mars, pasi padive të Presidentit Ilir Meta.

Njëra i përkiste shfuqizimit të kalimit të pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Njoftimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi 03 Qershor, 2.