Kush tradhton më shumë, burrat apo gratë?
Edhe pse shpesh debatohet se kush tradhton më shumë, burrat apo gratë, gjërat janë pak a shumë të barabarta, por çështja mbetet nëse mashtrojnë për të njëjtat shkaqe.
Madje, 50 për qind e femrave të martuara dhe 60 për qind e meshkujve të martuar në ndonjë moment të jetës kanë pasur aferë dashurore, sipas rezultateve të hulumtimit të revistës “The Journal of Couple and Relationship Therapy”, raportoi Express.
Ekspertët për lidhjet midis çifteve kanë provuar të sqarojnë se cili është shkaku që femrat vendosin të tradhtojnë.
Duke pasur parasysh që situata e secilit është e veçantë, e kishin të vështirë që të zgjidhnin një shkak të vetëm për ç’arsye femrat tradhtojnë.
Ndërkohë që disa besojnë që meshkujt tradhtojnë vetëm për shkak të nevojave fizike, ndërkaq femrat tradhtojnë për shkak të nevojave emocionale, në realitet, gjërat janë shumë më të komplikuara.
Ekspertët thonë se burrat duhet të mbajnë në mend një gjë, që gratë së pari janë femra, pastaj bashkëshorte dhe nëna.
Nëse burri fillon të mos i kushtojë kujdes dhe nuk tregon afërsi ndaj bashkëshortes së vet, nuk do të duhej të befasohej nëse ajo ato i kërkon ato tek dikush tjetër.