Lufta e Dytë Botërore, nisi kur Polonia u pushtua nga Gjermania më 1 Shtator 1939. Gjatë Holokaustit, vdiqën rreth 1.5 milionë fëmijë. Numri më të madh të vdekurve e pati Bashkimi Sovjetik, me 27 milionë. Vende si Suedia, Zvicra dhe Spanja mbetën neutrale, dhe nuk iu bashkuan asnjërit prej grupeve ndërluftuese.
Disa nga ushtarët më të rrezikshëm në atë luftë, ishin snajperistët finlandezë. 80% e meshkujve sovjetikë të lindur në vitin 1923, nuk i mbijetuan dot Luftës së Dytë Botërore.
Treni privat i Adolf Hitlerit, ishte pagëzuar me emrin ”Amerika”. Britanikët krijuan dritën artificiale të hënës, për të ndihmuar lëvizjen e trupave gjatë betejave që zhvilloheshin natën. Hitleri ekzekutoi rreth 84 gjeneralë gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nipi i Adolf Hitlerit, Uilliam Hitler, ishte pjesë e Marinës së SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, ai e ndryshoi emrin. Edi Slovik, ishte i vetmi ushtar amerikan që u ekzekutua për dezertim më 31 janar 1945. Nëndetësja e famshme gjermane U-120, u fundos vetëm kur tualeti i saj pësoi defekt. Gjermania i shpalli zyrtarisht luftë vetëm një vendi: Shteteve të Bashkuara./ TIRANA TODAY