E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Kush janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

Nga: Maureen O’Hare “CNN”

Ditët e shkuarjes në një aeroport, kontrollit të pasaportës në sportel, dhe pastaj hipja në një avion për të udhëtuar aty ku ke dëshirë, është tani për tani një kujtim i largët. Pandemia e Covid-19 e ka transformuar botën e udhëtimeve, dhe kjo potencialisht edhe për dekadat e ardhshme.

Vendet në të gjithë botën po hyjnë në bllokime të reja. Por edhe kur kufizimet të hiqen, ka të ngjarë që vaksinimi i detyrueshëm para udhëtimit me avion të bëhet së shpejti një domosdoshmëri. Index Henley i Pasaportave, që mat periodikisht fuqinë e pasaportave të gjithë botës, sapo ka bërë publik raportin e saj të fundit. Në krye të listës qëndron sërish pasaporta e Japonisë. Ajo ka qasje pa vizë në 191 vende të botës.

Në vendin e dytë renditet Singapori (me 190 vende) dhe Koreja e Jugut me Gjermaninë ndajnë vendin e tretë (me nga 189 vende që mund të vizitojnë lirshëm).Pak më poshtë por po në dhjetëshen e parë, Zelanda e Re është e 7-a me lirinë e udhëtimit në 185 destinacione, ndërsa Australia vjen pas saj me qasje në 184 destinacione.

Zakonisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vendet e BE-së, janë renditur  tradicionalisht në krye të listës në historinë 16-vjeçare të këtij indeksi. Por Henley & Partners në deklaratën e saj thotë se “Azia do vazhdojë të ketë një pozitë më të mirë në renditje,pasi përfshin disa nga vendet e para që nisën procesin e rimëkëmbjes nga pandemia”

Aktualisht, numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet me shpejtësi si në SHBA ashtu dhe në Britani. Kjo e fundit është qendra e një varianti të ri të Covid-19 me përhapje më të shpejtë së në fillim.

Kufizimet e përkohshme të udhëtimit në lidhje me këtë zhvillim, nënkuptojnë se ndërsa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara renditet të 7-ata në listën e Henley – realiteti është se mbajtësit e pasaportave amerikane aktualisht janë në gjendje të udhëtojnë në më pak se 75 destinacione, ndërsa mbajtësit e pasaportave britanike kanë qasje në më pak se 70 vende aktualisht.

Gjatë vitit të shkuar pati pak marrëveshje të profilit të lartë për vizat midis vendeve. Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë një përjashtim, pasi nënshkruan vitin e shkuar disa marrëveshje të heqjes reciproke të vizave, përfshirë një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që vendosi lidhje diplomatike zyrtare me Izraelin, dukeigarantuar qytetarëve të secilit vend hyrje pa viza.

Emiratet e Bashkuara Arabe renditen të16-at, me qasje pa viza në 173 vende të botës. Kjo është një rritje e pabesueshme nga pozicioni i saj kur indeksi filloi në 2006, kur nisi edhe ky indeks, pasi renditej në vendin e 62-të, me vetëm 35 destinacione.

Lexo edhe :   Koronavirusi në vend, 6 viktima dhe 586 raste të reja

“Vetëm një vit më parë të gjitha të dhënat ishin që nivelet e lëvizshmërisë globale do të vazhdonin të rriteshin, dhe se mbajtësit e pasaportave të fuqishme do të gëzonin më shumë qasje se kurrë më parë”-thotë Kristian H.Kaelin, drejtues i “Henley & Partners” dhe shpikës i konceptit të indeksit të pasaportës.

“Bllokimi global i hodhi poshtë këto parashikime optimiste. Dhe ndërsa kufizimet po fillojnë të shtohen, rezultatet nga indeksi i fundit janë një kujtesë e asaj se çfarë do të thotë realisht fuqia e pasaportës në një botë të pushtuar nga pandemia”- thekson ai.

Lexo edhe :   Mediat ekuadoriane: Si u përpoq bosi shqiptar i drogës të dilte nga burgu

Për sa i përket lëvizshmërisë globale në të ardhmen, nuk duhet të presim një rikthim në modelet para-pandemike, thotë Parag Kana, autori i librit “E ardhmja e aziatikëve”, dhe themelues dhe partner i kompanisë konsulente “Singapore FutureMap”.

Nuk do të ndodhë më që vetëm pasaporta të të hapë të gjitha dyert. “Edhe për pasaportat ende të fuqishme si ato të Japonisë, Singaporit, Koresë së Jugut dhe anëtarëve të BE-së, do të kërkohen protokolle shtesë për të ri-arritur një lëvizje relativisht pa probleme”-thotë Khanna.

“Rinia e sotme është e ndërgjegjshme për shoqërizimin, për mjedisin, dhe është më pak nacionaliste se dikur. Kjo i bën ata potencialisht brezin më të lëvizshëm në historinë njerëzore”- thekson ai.

Pasaportat më të fuqishme në vitin 2020 ishin:

  1. Japonia (191 destinacione)
  2. Singapori (190)
  3. Koreja e Jugut, Gjermani (189)
  4. Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu (188)
  5. Danimarka, Austria (187)
  6. Suedia, Franca, Portugalia, Holanda, Irlanda (186)
  7. Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika, Zelanda e Re (185)
  8. Greqi, Maltë, Republikë Çeke, Australi (184)
  9. Kanada (183)
  10. Hungaria (181). Shqipëri renditet e 42-ta në botë me 69 destinacione që mund të vizitohen pa viza.

Ndërkohë pasaportat më të këqija janë ato të:

  1. Koresë së Veriut (39 destinacione)
  2. Libi, Nepal (38)
  3. Territoret Palestineze (37)
  4. Somali, Jemen (33)
  5. Pakistan (32)
  6. Siria (29)
  7. Irak (28)
  8. Afganistan (26)

Indeksi i Pasaportave Henley bazohet në të dhënat e siguruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe mbulon 199 pasaporta dhe 227 destinacione. Ai azhornohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, si dhe kur hyjnë në fuqi ndryshimet e politikës së vizave.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/travel/article/henley-index-world-best-passport-2021/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...