E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me pasurinë të madhe, që kanë pasur përpara se të merrnin postin e lartë. Ndërsa të tjerët u pasuruan shumë shpejt, me shpenzimet në kurriz të vendit të tyre, gjatë kohës që ishin në detyrë.

Napoloni Bonaparti: 400 milion dollarë

I lindur në një familje relativisht të varfër në ishullin e Korsikës, Napoleoni u bë Perandori i vetëquajtur i Francës pas Revolucionit Francez, dhe pushtoi pjesë të mëdha të Evropës gjatë fillimit të shekullit XIX-të. Në atë kohë, thuhet se ai zotëronte një pasuri prej 100 milion franga, që e konvertuar me kursin e sotëm arrin në rreth 400 milion dollarë.

Xhorxh Uashington: 553 milion dollarë

Presidenti i dytë më i pasur i SHBA-së, zotëronte qindra skllevër që punonin me orë të gjata në plantacionin e tij prej 8.000 hektarësh në Malin Vernon, që përbëhej nga 5 ferma. Babai Themelues i SHBA-së ishte një lloj manjati i pasurive të patundshme, duke zotëruar toka nga Virxhinia në Nju Jork.

Fidel Kastro: 1.15 miliardë dollarë

Fidel Kastro ishte lideri më jetëgjatë i Kubës, ai ishte kryeministër gjatë viteve 1959-1976 dhe president në vitet 1976-2008. Në publik ai propagandonte parimet marksiste-leniniste, bazuar në shpërndarjen e drejtë të pasurisë, por kjo nuk e ndaloi atë të grumbullojë një pasuri të madhe personale. Në vitin 2006, vlera neto e pasurisë së tij u vlerësua nga Forbes në 900 milion dollarë, që duke marrë parasysh inflacionin, sot do të ishte 1.15 miliard dollarë.

Bashar Al-Asad: 1.5 miliardë dollarë

Udhëheqësi brutal i Sirisë, që është president i vendit të shkatërruar nga lufta, që prej vitit 2000akuzohet për grumbullimin e shumës marramendëse prej 122 miliardë dollarësh të vjedhura nga arka e shtetit. Por një analizë më realiste e kryer në vitin 2012 nga “The Guardian”, e përcaktoi vlerën e pasurisë së tij në 1.5 miliard dollarë.

Sadam Husein:2.8 miliardë dollarë

Ai sundoi Irakun gjtë viteve 1979- 2003. Duke abuzuar lirshëm me paratë e popullit irakian, diktatori famëkeq kishte një pasuri me vlerë 2.8 miliardë dollarë në vitin 2003, kur edhe u rrëzua nga pushteti nga pushtimi amerikan. Mes të tjerash ai zotëronte 89 pallate, shumë makina luksoze, dhe aksione të shumta në kompanitë mediatike perëndimore.

Francisko Franko: 3.8 miliardë dollarë

E drejtoi Spanjën nga viti 1939 deri në vdekjen e tij në vitin 1975, dhe ishte përgjegjës për vrasjen e qindra mijëra njerëzve, kryesisht republikanë dhe disidentë të tjerë politikë. Vlerësimet mbi pasurinë e diktatorit kur ndërroi jetë arrinin në100 miliard peseta, ose rreth 3.8 miliardë dollarë me kursin e sotëm.

Donald Trump: 4.5 miliardë dollarë

Presidenti më i pasur i Amerikës, nuk është askush tjetër përveç Donald Trump. Ku u zgjodh presidenti në vitin, pasuria e tij arriti në 4.5 miliardë dollarë. Por që atëherë ka rënë në 2.1 miliardë dollarë. Edhe fushatat e tij elektorale kanë qenë gjithashtu disa nga më të shtrenjtat që ka parë ndonjëherë SHBA-ja.

Kim Jong-un: 5 miliardë dollarë

Diktatori i Koresë së Veriut, zotëron gjërat më të bukura në jetë, nga jahtet tek makinat luksoze, tek havjari dhe vera e cilësisë më të mirë. Pasuria e tij është të paktën 5 miliardë dollarë, dhe kjo kur shumica e koreano-veriorëve vuajnë për bukën e gojës.

Adolf Hitleri: 6.5 miliardë dollarë

Despoti më i urryer nga të gjithë, Adolf Hitler,bëri një pasuri të madhe gjatë drejtimit të vendit të tij. Por ai fitoi miliona edhe nga shitja e librit të tij famëkeq “Mein Kampf”. Sipas një dokumentari të vitit 2014, Hitleri kishte një vlerë neto prej 1.1 miliard markash, ose 6.5 miliardë dollarë me kursin e sotëm të dollarit.

Silvio Berluskoni: 9 miliardë dollarë

Tre herë kryeministër Italisë në vitet 1990, 2000 dhe 2010, Silvio Berluskoni e nisi karrierën e tij në sektorin e ndërtimit, ndërsa hyri në botën e medias në vitin 1973, ku bëri dhe pasurinë e tij. Ish-pronari i ekipit të Milanit, dhe i dënuar për mashtrim taksash, pasuria neto e tij arriti kulmin në vitin 2014 me 9 miliardë dollarë. Që atëherë pasuria e familjes së tij ka rënë në 5.3 miliardë dollarë.

Vladimir Putin: 200 miliardë dollarë

Në vitin 2018, paga zyrtare e presidentit rus ishte 8.6 milion rubla, ose 116.000 dollarë. Por në vitin 2017 kreu i fondacionit Hermitage, Bill Brauder, raportoi në Komitetin e Drejtësisë në Senatin e SHBA-së, se lideri rus ka një pasuri që arrin deri në 200 miliardë dollarë. Mendohet se shumica e parave të tij janë depozituar në shumë banka apo janë investuar në Perëndim.

Muamar Gadafi: 200 miliardë dollarë

Kur u vra në vitin 2011, ekspertët vlerësuan pasurinë e udhëheqësit libian që sundoi me dorë të hekurt gjatë viteve 1977-2011. Ai grumbulloi një pasuri prej 200 miliardë dollarësh, të depozituara në llogari të fshehta bankare, investime të dyshimta. Vendndodhja e shumicës së parave të tij mbetet ende një mister.

Burimi i lajmit: https://www.lovemoney.com/gallerylist/83195/the-richest-world-leaders-of-all-time

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...