E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kush janë familjet më me ndikim në historinë botërore

Disa familje nuk do të ndalen para asgjëje, vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e tyre. Në sfondin e luftërave më shkatërruese të historisë dhe krizave ekonomike, qëndrojnë ambiciet dhe etja për pushtet e familjeve më me ndikim. Ja cilat ishin ato që patën, apo kanë ende ndikimin më të madh në botë.

Dinastia Nehru-Gandi

Klani Nehru-Gandi mbahet mend si familja që formoi Indinë moderne. Përfaqësuesit më të shquar ishin Mahatma Gandi dhe Xhavaharlal Nehru, që luftuan për pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe. Gandi u vra pak muaj pas pavarësisë në vitin 1948.

Ndërkohë, Nehru ishte kryeministër i vendit që prej vitit 1947, derisa sa vdiq në 1964. Edhe vajza e tij, Indira Gandi u bë kryeministre 2 herë në vitet 1966-1977 dhe 1980-1984, duke sunduar si diktatore. Për këtë arsye u vra nga një prej truprojave personale, anëtar i besimit Sikh. Nipi i saj, Rahul Gandi, është pjesë e politikës aktive në Indi.

Dinastia Plantazhene

Themelues ishte Godfrua, Konti i Anzhusë. Djali i tij u bë mbreti Henri II i Anglisë në vitin 1154, i cili themeloi dinastinë. Kjo dinasti miratoi ligjet kushtetuese që krijuan më pas Anglinë që njohim sot. Në kohën e sundimit të tyre u miratua “Magna Carta” e të drejtave të njeriut, u themelua parlamenti, u ngritën universitetet prestigjioze të Oksfordit dhe Kembrixhit. Dinastia mori fund me vdekjen e Rikardit III në betejë, në vitin 1485. Ai u mund nga Henri Tudor, që solli në fronin anglez familjen e tij.

Dinastia Julio-Klaudiane

Në Romën e Lashtë, dy familje të fuqishme u bashkuan në një dinasti edhe më të madhe, që do të shkruante historinë e Perandorisë. Dinastia Julio-Klaudiane i referohet 5 perandorëve më të mëdhenj të Romës së lashtë: Augustit, Tiberit, Kaligulës, Klaudit dhe Neronit, që sunduan midis viteve 14 Para Krishtit dhe vitit 68 Pas Krishtit. Kjo dinasti mori fund me vetëvrasjen e Neronit.

Dinastia Ptolemeike

Aleksandri i Madh mbahet mend si mbreti që pushtoi disa nga mbretëritë më të njohura të kohës së tij, Ptolemeu ishte një nga shtatë rojet personale të Aleksandrit. Shërbëtorët e tij besnikë u bënë gjeneralë, dhe më pas zëvendësit e pushtuesit ambicioz.

Pas vdekjes së Aleksandrit në 323 para Krishtit, secili prej gjeneralëve të tij u bë sundues i një rajoni brenda perandorisë së madhe që ai la trashëgim. Ptolemeu drejtoi Egjiptin. Në vitin 305 Para Krishtit, ai e shpalli veten Mbreti Ptolemeu I. Egjiptianët e pranuan atë si pasardhës të faraonëve, dhe dinastia e tij dominoi për 3 shekuj.

Gjatë mbretërimit të tij, u ndërtua Biblioteka madhështore e Aleksandrisë, duke e kthyer qytetin në një qendër studimi dhe artesh, dhe Egjiptin në një qendër politike dhe ekonomike të botës antike. Emri më i njohur i dinastisë mbetet Kleopatra VII.

Dinastia Ming

Pasi largoi me sukses dinastinë mongole Juan nga drejtimi i Perandorisë Kineze, Perandori i parë Ming u ngjit në fron në vitin 1368. Zhu Juanzhang ishte një ish-murg budist. Ai u frymëzua ta quante dinastinë e tij Ming, që do të thotë “i shkëlqyer”.

Shumë shpejt ai do të bëhej i njohur si një sundimtar mizor dhe i fuqishëm. Ai udhëhoqi ushtritë e tij në pushtimin e Mongolisë, dhe në kohën e vdekjes së tij në vitin 1398, ai kishte bashkuar pjesën më të madhe të Kinës qendrore nën sundimin e tij, dhe e detyroi Korenë t’i paguante një haraç vjetor.

Dinastia Habsburgase

Ajo kishte fronin e Perandorisë së Shenjtë Romake midis vitve 1438-1740. I fundit nga linja e trashëgimtarëve ishte Karli II. Dinastia u themelua nga Rudolfi I, mbreti i Gjermanisë midis viteve 1273-1291. Ata mbahen mend për martesat me mblesi me familje të tjera mbretërore.

Habsburgët u dhanë mbretër Anglisë, Portugalisë dhe Spanjës, dhe patën një rol dominues në Evropë gjatë shekujve XV-XX. Ata e arritën kulmin e fuqisë së tyre në shekullin XVI. Perandoria e tyre u shpërbë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Dinastia De Mediçi

Historia e familjes së famshme italiane Mediçi, është e mbushur plot intriga dhe imoralitet. Ata drejtuan për shumë shekuj qytetin e Firences, duke e ngritur atë në majat më të larta të përparimit ekonomik, politik dhe artistik. Ata e filluan si një familje bankierësh të shtresës së mesme, dhe u bënë shumë të pasur me tregtimin e tekstileve. Falë lidhjeve të tyre me botën politike të Firences, ata themeluan një sistem bankar modern, që i siguroi kësaj familjes një pozitë të fuqishme në Itali dhe Evropë.

Klani i Khanit të Madh të Mongolisë

Xhengiz Khan, themeluesi i Perandorisë së madhe Mongole, ishte një luftëtar dhe udhëheqës vizionar. Ai u ngjit në pushtet pasi bashkoi me sukses të gjitha fiset nomade në Azinë Verilindore, dhe dominoi stepat e gjelbra të Mongolisë. Khani i Madh vdiq në vitin 1227, duke lënë pas perandorinë me shtirjen më të madhe në botë. Djemtë e tij vazhduan të zgjeronin kufijtë e Perandorisë Mongole. Në kulmin e lavdisë së saj, perandoria shtrihej nga Austria në Evropë, deri në Kore.

Dinastia Kapetiane

Themeluesi ishte francezi Hugo Kapetnë vitin 987. Gjatë Mesjetës së Mesme, Kapetianët ishin familja më e madhe mbretërore në Evropë. Dinastia numëronte në total 38 mbretër francez, 9 mbretër të Portugalisë, 11 mbretër dhe mbretëresha të Napolit, 12 mbretër të Navarrës, 10 mbretër dhe mbretëresha të Spanjës, plus princa, dukë dhe kontë të panumërt,që dominonin familjet aristokrate të Evropës Perëndimore, nga Anglia në Napoli, dhe nga Holanda në Poloni.

Dinastia Rotçajldi

Themeluesi ishte Majer Amsshel Rotçajld, një huadhënës parash në Frankfurtin e shekullit XVIII. Strategjitë e tij financiare, e ngritën familjen e tij në majat më të larta të fuqisë financiare dhe ekonomike. Djali i tij, Natan, e zhvendosi selinë e biznesit të familjes në Londër. Ai nisi të financonte me shuma të mëdha qeveritë e Anglisë dhe Prusisë, në luftërat e tyre kundër Napoleon Bonapartit. Nga ai moment, familja gjermano-hebreje nisi të drejtojë shumë biznese në të gjithë botën.

Burimi i lajmit: https://www.toptenz.net/10-influential-families-who-shaped-world-history.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...