E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Kush janë dy “të fortët” që iu kërkoi llogari OFL-ja

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Operacioni Forca e Ligjit ka deklaruar se i ka kërkuar sot të deklarojnë pasurinë Eljon Hatos dhe Ilir Selmanit.

Eljon Hato është i njohur më shumë për publikun pasi emri i tij është mes personave që u plagosën në ngjarjen e bujshëm të 4 tetorit 2018 në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut ku mbeti viktimë Fabjol Gaxha dhe u plagos shoku i tij Ervis Martinaj.

Hato mbeti i plagosur madje u tha se një plumb kishte prekur shtyllën kurrizore.

Ky justifikim bëri që ai në shkurt të vitit të shkuar të linte qelinë pasi ju rikualifikua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Por kjo nuk është ngjarja e vetme ku është përfshirë 29-vjeçari pasi në vitin 2014 ai ka vrarë Indrit Yllin, në moshën 24 vjeçare si edhe ka plagosur Jetmir Mollën.

Policia sqaroi asokohe se pas një debati banal mes autorit dhe viktimës në një lokal nate, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës.

Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” 21-vjeçarin, Osman Mulja për të kryer vrasjen, por fatmirësisht policia arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë.

Megjithëse Mulija kishte deklaruar se ai ishte porositur nga Hato për vrasjen nuk dihet ende se si ky i fundit kishte dalë nga burgu dhe u shfaq në mes të ish-Bllokut në vitin 2018. Jo vetëm kaq por tashmë ai ende nuk ndodhet në burg.

Personi i dytë që OFL i ka kërkuar deklarim pasurie është Ilir Selmani. Ai është gjithashtu i përfshirë në ngjarje kriminale në Tiranë.

Selmani për momentin është në kërkim pasi dyshohet si pjesë e grupit që morën pjesë në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko për llogari të klanit Duka mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

I njohur me nofkën ‘Boksieri’, Selmani dyshohet se është personi i cili ktheu makinën në momentin që Leonard Duka ka njoftuar për lokalizimin e Malkos.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai shihet gjithashtu teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko.

Selmani mbledh bishtat duke i hedhur në një kazan mbeturinash për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme dhe të identifikonte grupin.

OFL sot i kërkon atij, megjithëse ende në kërkim, të deklarojë pasurinë. Kujtojmë se pas krimit ai ishte i vetmi nga anëtarët e grupit që kishte një jetë publike në rrjetet sociale ku ekspozonte armë, bizhuteri dhe makina të shtrenjta madje dhe në destinacione të ndryshme në botë. /Opinion.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...