E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Kush janë dy deputetët që pasi lanë mandatin, heqin dorë nga politika

Disa prej deputetëve të opozitës pas vendimit politik për lënien e mandatit kanë vendosur të heqin dorë edhe nga angazhimi i tyre në politikë.

Ish-dekania e Fakultetit Histori-Filologjisë, Valentina Duka, e renditur e para në listën e PD në Shkodër rrëfen për “Panorama” se ka vendosur të rikthehet me kohë të plotë në fakultet, duke hequr dorë përfundimisht nga Parlamenti.

Image result for valentina duka

Duka thekson se është mirënjohëse për mundësinë e dhënë nga PD, por kontributi i saj për këtë forcë politike do të vijojë në një tjetër mënyrë.

“Unë nuk do t’i rikthehem më Parlamentit. Politikën do ta ndjek dhe do ta vazhdoj, por jo nga salla e Parlamentit. Sigurisht që aktualisht i gjithë prioriteti do të jetë te protestat dhe zhvillimi i tyre. Por në një moment të dytë, edhe sikur të kem një tjetër ftesë nga kryetari i PD-së, z.Basha për të qenë sërish në Parlament unë do ta refuzoj. Nuk do të pranoj më asgjë që është jashtë universitetit. Absolutisht jam shumë mirënjohëse për mundësinë që m’u dha nga Partia Demokratike. Por mendoj se në vazhdim, PD ka mjaft intelektualë të tjerë që mund të marrin detyra në Parlament”, sqaron Duka.

Pas detyrave të larta që ka mbajtur në Fakultetin e HistoriFilologjisë, Duka ka pranuar të kthehet si një pedagoge e thjeshtë, duke pasur parësore atë që ajo e cilëson si liri e munguar. Duka sqaron se vendimin për të mos u rikthyer në Parlament e kishte marrë ndaj edhe kërkoi që menjëherë të ishte në auditore me studentët.

“Jam shumë e lumtur që jam kthyer në habitatin tim. Kam fituar lirinë tani që jam sërish në auditore. Do të jem sërish në protestë, por tashmë me një status të ri. Unë e respektoj shumë statusin e ri të pedagogut sepse jap leksione për studentët, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë. Aktualisht, jam pedagoge e thjeshtë dhe pedagoge e Historisë. Kryej të gjithë detyrat e mia siç më takojnë. Unë, menjëherë pas lënies së mandatit, kam vendosur të rikthehem në auditore. Nuk kisha asnjë arsye përse të mos rikthehesha, kur unë vendimin për të mos u rikthyer në Parlament e kam marrë. Jam kthyer në habitatin tim dhe nga këtu do ta mbështes absolutisht Partinë Demokratike.

Një vendim të tillë duket se e ka marrë edhe ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj. Në një intervistë televizive, ishrektori i Universitetit të Tiranës e ka cilësuar zhgënjyese eksperiencën që ka pasur me jetën parlamentare.

Shezai Rrokaj

“I zhgënjyer, patjetër, sepse nuk patëm mundësinë që në të gjitha rastet të shpalosnim në mënyrë profesionale të gjithë ato mendime që ne kemi. Parlamenti është kthyer në një tautologji grindjesh, sherresh, linçimesh, deformimesh”, ka deklaruar Rrokaj. Njësoj si kolegia e tij Duka, edhe Rrokaj ishte drejtues i listës së LSI-së në Qarkun e Vlorës. Pas lënies së mandatit prej tij, në Parlament hyri kandidatja Enada Koçiraj.

Ndërkohë, nga lista e PD-së në Korçë mandatin e ka pranuar vetëm kandidati Ligoraq Karamelo. “Panorama” kontaktoi edhe me të tjerë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që vijnë nga bota akademike. Ish-deputetët e kanë cilësuar vendimin për të hequr dorë nga jeta politike të Dukës dhe Rrokaj si një vendim personal, ndërkohë që kanë theksuar se do të vijojnë punën me protestat për rrëzimin e qeverisë./Panorama

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...