E martë, 27 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Kush është kryebashkiakja më e pasur në Shqipëri me të ardhura multimilionëshe

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Majlinda Bufi hoqi dorë nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 për të kandiduar për një mandat në krye të Bashkisë së Roskovecit. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, ajo u shpall fituese me 52.45% të votave si përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në Roskovec të Fierit. Ajo u diplomua për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1995, ndërsa në vitin 2005 përfundoi studimet edhe për Politikë Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gjatë viteve 1995-2010, Bufi ka punuar si përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec dhe më pas si menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore e kompanisë së themeluar prej saj “Megal Center” në Fier.

Znj. Bufi është përfshirë që herët në politikën lokale. Prej vitit 1995 ka qenë aktive në strukturat e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2005 është kryetare e degës së  Partisë Socialiste në Roskovec, anëtare e Asamblese Kombëtare të PS, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Roskovec dhe në Fier. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Bufi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por e la në mes mandatin për të drejtuar bashkinë e Roskovecit. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi për vitet 2013-2017.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit zotëronte familjarisht pasuri me vlerë rreth 194 milionë lekë në vitin 2013- me burim kryesor të ardhurat nga emigracioni. Pasuria multimilionëshe përbëhet nga investime të shumta në pasuri të patundshme; apartamente dhe dyqane në Roskovec, Fier dhe Tiranë, para në gjendje cash prej 20 milionë lekësh si dhe aksionet e bashkëshortit në kompaninë “Anbi sh.p.k” prej 31.8 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare rezulton me një rënie të lehtë krahasuar me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 171.8 milionë lekëve. Ajo zotëron 138.8 milionë lekë pasuri të patundshme, 26.8 milionë lekë likujditete bankare si dhe automjete në vlerën e 3.9 milionë lekëve.

Pakësimi i pasurisë lidhet kryesisht me shitjen e aksioneve të kompanisë “Anbi” sh.p.k nga bashkëshorti i kryetares së bashkisë. Kompania me objekt projektimin dhe zbatimin e ndërtimeve është regjistruar në vitin 2000 nga bashkëshorti i Znj. Bufi dhe është shitur prej tij në janar 2014 në këmbim të 10 milionë lekëve. Në kohën e shitjes, kompania kishte kapital të nënshkruar prej 31.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2013-2017 janë 30.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i Znj. Bufi ka siguruar rreth 31% të të ardhurave, ndërsa shitja e aksioneve të kompanisë së bashkëshortit 29%. Familja Bufi ka siguruar gjithashtu të ardhura nga qiratë në masën 16% dhe nga paga e bashkëshortit në masën 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Por BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen kryesisht me burimin e pasurisë së deklaruar nga Znj. Bufi si dhe transaksionet e kryera me të.

Më konkretisht, pasuria multimilionëshe e deklaruar në vitin 2013 ka si burim kryesor emigracionin dhe të ardhurat nga biznesi. Si rregull, të ardhurat nga emigracioni të deklaruara nga zyrtarët publikë i nënshtrohen verifikimeve nga ILDKPKI.

Në vitin 2013, bashkëshorti i Znj. Bufi deklaron se ka në gjendje cash 20 milionë lekë me burim nga legalizimi i kapitalit. Sipas legjislacionit, legalizimi i kapitalit është deklarimi vullnetar i shtetasve shqiptarë se zotërojnë shuma në të holla, brenda ose jashtë vendit si dhe kanë paguar tarifën përkatëse në institucionet tatimore. Në fund të vitit 2017, gjendja në cash rezulton e zeruar.

BIRN identifikoi gjithashtu se pakësimi i pasurisë vjen kryesisht për shkak të shitjes së kompanisë “Anbi sh.p.k” si dhe nga revokimi i kontratës për ndërtimin e një objekti me sipërfaqe 313 m2. Të ardhurat e siguruara nga këto transaksione janë investuar pjesërisht në pasuri të patundshme apo në llogari bankare, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka të dhëna të deklaruara.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017/ Reporter.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situata e rënduar nga Covid-19, Republika Çeke vendos karantinën

Republika e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të jetë në...

Kërcënoi arbitrin, drejtori sportiv i Juventusit gjobitet me 150 mijë euro

Juventus nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Megjithatë një rast i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e fundit që bardhezinjtë zhvilluan ndaj...

Covid-19/ ‘Boom’ rastesh të reja në Itali

Italia nuk njeh rënie të numrit të të infektuarve nga Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar plot 21,994 raste të reja me...

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Video/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona pranë Harkut të Triumfit

Një pako e dyshimtë ka bërë që policia të evakuojë zonën përreth Place de l’Etoile dhe Champs-Elysées në Paris. Policia ka vendosur një perimetër sigurie,...